Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
2.6kmh
0 %
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
38 °
E hënë, 21 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Donin të eleminonin prokurorin Ndoja por vranë shoferin, familja e Andi Malokut kërkon dëmshpërblim nga dy autorët: E kishim djalë të vetëm

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Familja e Andi Malokut, shofer i prokurorit të Durrësit Arjen Ndoja që mbeti i vdekur si pasojë e një atentati me armë zjarri te Mbikalimi i Shkozetit, kërkon dëmshpërblim nga dy autorët e arrestuar.

Ata kanë thënë sot para Gjykatës Speciale se Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj me veprimet e tyre, kanë shkaktuar humbjen e jetës së djalit të tyre të vetëm, 25 vjeçarit Andi Maloku. Veç dëmit shpirtëror që është shumë i madh, kanë thënë ata në gjykatë, ata janë shprehur se kanë dhe dëm pasuror.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi se familjarët e Andi Malokut kanë marrë pjesë sot në seancën që është mbajtur në GJKKO për dy të arrestuarit, Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj. Deri tani nuk ka një shumë të caktuar për dëmshpërblim, por pritet që ekspertët ta përcaktojnë atë gjatë procesit.

Ngjarja në Nëntor 2019

Kujtojmë se më 1 nëntor 2019, automjeti ku po udhëtonin Arjan Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku dhe Aleksandër Laho (alias Landi Muharremi) u qëllua me breshëri kallashnikovi te mbikalimi i Shkozetit. Ndoja dhe Laho arritën t’i shpëtonin vdekjes, ndërsa shoferi Maloku ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda në datën 7 nëntor.

Policia gjeti të braktisur në Shkafanë një automjet të braktisur, i cili u përkiste atentatorëve. Prokurori ka thënë se ka dy prova shumë të rëndësishme që lidhen me ADN e Redjan Rrajës, ndërsa i akuzuari tjetër Arjol Halilaj dyshohet se është personi që ka fshehur mjetin dhe atentatorët.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img