Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
18 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

“Donika Gërvalla kundër Thaçit e Veselit”, Albin Kurti i del në mbrojtje: Ndërkombëtarëve ajo ua shpjegon krimet e Serbisë si pakkush tjetër

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dalë në mbrojtje ministres së Jashtme Donika Gërvalla.

Kujtojmë se ditën e djeshme politikanë dhe zyrtarë të njohur në Kosovë kanë dalë kundër ministres së Jashtme të Qeverisë Kurti, Donika Gërvalla, për një deklaratë që ajo ka bërë kohë më parë, para se të krijohej Gjykata Speciale.

Gërvalla, në një emision kosovar ka deklaruar se sapo Gjykata të krijohej ajo do të dërgonte të gjitha materialet që kishte në dorë, për ata që ajo i ka quajtur koka të organizatës kriminale Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti shkruan se është interesante që kjo fushatë nuk nisi kur ajo u caktua ministr, por tani që ajo u rikthyer nga një vizitë e suksesshme në Bruksel.

Më tej Albin Kurti shprehet se Donika Gërvalla mbron dhe afirmon luftën çlirimtare dhe UÇK-në, si dhe në takimet me ndërkombëtarët sipas tij, ajo e shpjegon agresionin dhe krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë si pakkush tjetër.

Postimi i plotë i Albin Kurtit:

Dje, duket që filloi një fushatë kundër zëvendëses sime dhe ministres së MPJD, znj. Donika Gërvalla, me tezën se ajo nuk e respekton UÇK-në. Është interesante qysh kjo fushatë nuk nisi kur znj. Gërvalla erdhi në listën tonë zgjedhore e as kur u emërua ministre, por tash që u kthye nga vizita e suksesshme në Bruksel.

 Znj. Gërvalla e mbron dhe e afirmon luftën tonë çlirimtare dhe UÇK-në. Në takimet me ndërkombëtarë, ajo e shpjegon agresionin dhe krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë si pakkush tjetër.

Më shumë

spot_img
spot_img