Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
37 %
5.7kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
30 °
Pre
31 °
Sht
30 °
Die
24 °
E mërkurë, 25 Maj, 2022
spot_img

Doni të udhëtoni drejt Zvicrës? Ndryshojnë rregullat për këtë kategori, ja çfarë duhet të dini

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se duke filluar nga data 22 Janar, qytetarët që udhëtojnë drejt Zvicrës dhe që janë vaksinuar ose shëruar nga COVID, nuk duhet të paraqesin test të shpejtë. Fëmijëve nën moshën 16 vjeç gjithashtu nuk do t’u kërkohet  që të paraqesin test anti-Covid.

Njoftimi i MEPJ:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, njofton se për udhëtimet drejt Zvicrës, nga data 22 janar 2022:

Personave që janë vaksinuar ose që janë shëruar nga Covid-19, nuk do t’ju kërkohet më të paraqesin një test negativ PCR ose test të shpejtë antigjen, përpara se të hyjnë në Zvicër;

Duhet plotësuar formulari i hyrjes për në Zvicër, vetëm nga personat që udhëtojnë me avion apo me autobus nga distanca të gjata:

https://sëissplf.admin.ch/home/

Përjashtim për të paraqitur një test anti-covid janë fëmijët nën moshën 16 vjeç, emergjencat mjekësore dhe personat që për arsye mjekësore nuk mund te testohen.

Nga rregullat e sipërpërmendura përjashtohen drejtuesit e automjeteve që kryejnë transport dhe personat që tranzitojnë në Zvicër pa ndaluar.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img