Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
42 %
7.7kmh
0 %
Sht
28 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Doni të punoni në Gjermani? Ambasada sqaron qytetarët: Nga nesër filojnë rregullat e reja, aplikimet për vizë jepen…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Duke filluar nga nesër, hyn në fuqi rregullorja e re e punësimit në Gjermani. Ka qenë ambasada gjermane në Tiranë, e cila ka publikuar njoftimin e rëndësishëm dhe kriteret që duhet të ndjekin shtetasit e Ballkanit, ku futet edhe Shqipëria.

Aplikimet për vizë, sipas këtij rregulli do të jepen çdo muaj, ndërsa do të hapet dhe lista me takimet e mundshme e muajit korrik.

Personat që kanë bërë një kërkesë për vizë pune para dates 17.03.2020 do të njoftohen për vazhdimin e procedurave me email.

Njoftimi i plotë i ambasadës gjermane:

Risi në lidhje me punësimin sipas Rregullores së Ballkanit Perëndimor: Regjistrimi në listën e pritjes për të lënë një takim

Duke filluar nga 01.01.2021 ka hyrë ne fuqi Rregullorja e re e punësimit për Ballkanin Perëndimor. Deri në datën 31.12.2023 qytetarët shqiptarë do të kenë një qasje të privilegjuar drejt tregut gjerman të punës. Përpunimi i kërkesave për vizë bëhet përsëri i mundur duke filluar nga 20.06.2021, pas heqjes së kufizimeve të udhëtimeve nga covid-19.

Takimet për aplikim për vize sipas këtij rregulli do te jepen veçmas çdo muaj. Në fillim të çdo muaji (duke filluar në korrik) do të hapet lista me takimet e mundshme për muajin pasardhës. Data e hapjes së listës do të ndryshojë nga njëri muaj në tjetrin. Nëse keni interes ndiqni udhëzimet në faqen tone zyrtare ëëë.tirana.diplo.de. Informacionet e detajuara do ti gjeni aty.

Personat që kanë bërë një kërkesë për vizë pune para dates 17.03.2020 do të njoftohen për vazhdimin e procedurave me email. Jeni te lutur që deri sa të merret një vendim të mos pyesni në lidhje me statusin e aplikimit.

Më shumë

spot_img
spot_img