Hapësire reklamuese

Bota

Doni të merrni shtëpinë e El Chapo-s? Ja si mund ta blini me vetëm 16 dollarë

Shkruar nga Newsbomb
Doni të merrni shtëpinë e El Chapo-s? Ja si mund ta blini me

Qeveria meksikane ka organizuar një lotari, ku do të fitohen pasuritë e sekuestruara të bosave të drogës. Shtëpitë luksoze të emrave të mëdhenj të trafikut të narkotiokëve do të mund të fitohen me vetëm 16 dollarë.

Mes tyre është edhe vila e baronit të drogës El Chapo, të cilën shtetasit e Meksikës mund ta blejnë me shumën qesharake prej 16 $.

Po ashtu në listën e shtëpive që do të shiten për këtë shumë, është edhe vila e Amado Carrillos Fuentes, bosit të kartelit Juarez i cili u bë i famshëm për tregtimin e drogës me avionë dhe anije gjigande.

Ndërsa çmimet do të ndahen më 15 shtator, që shënohet dhe Ditën e Pavarësisë së Meksikës. Në total, fondi i çmimeve kap vlerën e 12.5 milionë dollarë.

El Chapo është duke vuajtur dënimin me burg të përjetshëm në një burg të sigurisë së lartë në SHBA.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu