Hapësire reklamuese

Showbiz

Doni të keni dhëmbë të bardhë? Ja një mënyrë e thjeshtë në kushte shtëpie

Shkruar nga Newsbomb
Doni të keni dhëmbë të bardhë? Ja një

Të gjithë keni menduar të keni dhëmbë të bardhë si personazhet publikë apo të famshmit që shikoni në TV. Zbardhimi profesional kushton shumë dhe xhepi mund të mos jua mbajë, ama ka një mënyrë të thjeshtë dhe në kushte shtëpie.

Është pak por e sigurt që mjetet që ju duhen të gjithë i keni në shtëpi, në raftet e kuzhinës apo të tualetit tuaj. Nëse dhëmbët ju janë të errët me nuanca ngjyre të verdhë, metoda që do ju tregojmë do të bëjë mrekulli për ju.

Merrni sodë buke dhe përzieni me pastën e dhëmbëve dhe më pas të gjithë masën duhet ta vendosni në një copë letër alumini. I jepni asaj formën e një proteze, sipas formës së dhëmbëve tuaj dhe mbajeni të fiksuar në gojë për dy orë.

Kur koha të ketë shkuar, hiqeni letrën e aluminit dhe shpërlani dhëmbët. Kjo metodë e zbardhjes është mjaft e sigurt ndaj mund ta përdorni edhe më shpesh. Rekomandohet që të përdoret dy herë në javë për të arritur rezultate maksimale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu