Hapësire reklamuese

Aktualitet

Doni të bëni rinovim të patentës, kontroll të mjetit? DPSHTRR jep njoftimin e rëndësishëm: Aplikoni për leje në e-Albania

Shkruar nga Newsbomb

Nëse doni të rinovoni patentën, të bëni kontroll teknik apo fizik të mjetit, do mund të shkoni pranë DPSHTRR ose SGS duke aplikuar më parë në portalin e-Albania.

Lajmin e bën me dije vetë Drejtoria e Përgjithshme e Transporteve duke pohuar se aplikimet për të ardhur te sportelet e DPSHTRR nëpërmjet e-Albania kanë nisur. 

Mesa duket, tanimë shoferët do deklarojnë lëvizjen e tyre në platformë, do aplikojnë për leje të posaçme aty dhe më pas do mund të nisen pranë sporteleve të drejtorive rajonale.

“Falenderojmë qytetarët e subjektet për mirëkuptimin në zbatimin e udhëzimeve të reja mbi shërbimet e DPSHTRR nga rihapja e sporteleve dhe për orientimin mes moduleve tona online!

Për informacionet më të fundit dhe për çdo asistencë: www.dpshtrr.gov.al”, thuhet në njoftimin e DPSHTRR.

94701869_1315848148624406_7572774383689662464_n.jpg95324164_1315848128624408_8163919611998240768_n.jpg95092546_1315848048624416_5444757541814796288_n.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu