Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
31 %
4.1kmh
0 %
Die
31 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Doni belin dhe muskujt e Lori Hoxhës? Atëhere ndiqni “sekretin” e saj

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Lori Hoxha njihet për format e saj dhe belin e hollë që ka dhe natyrshëm njerëzit kërkojnë të dinë se çfarë diete ndjek ajo.

Gjatë rubrikës pyetje-përgjigje Lori  iu përgjigj një nga pyetjeve më të shpeshta që i bëhet, që sigurisht ka lidhje me “sekretet” e trupit të saj.

E pyetur nëse ndjek një dietë specifike, Lori zbuloi se ndjek disa rregulla në mënyrën e saj të ushqimit dhe pjesa tjetër përvçse gjenetikës është aktiviteti fizik i përditshëm.

 “Unë kam patur problemet e mia me ushqyerjen gjithë jetën, prandaj është pak e nderlikuar kjo. Gjithsesi kam disa rregulla, zakone në lidhje me ushqimin që i zbatoj sa herë dua të qëndroj në formë.” – shkruan Lori.

Cila janë rregullat?

1. Shumë ujë në mëngjes para se të dal nga shtëpia sepse gjatë ditës shpërqëndrohem kollaj me gjëra të tjera dhe dua të jem siguruar që jam hidratuar mjaftueshëm.

2. Nuk ha mëngjes dhe ha vaktin e parë në orën 13:00.

3. Vaktet kryesore kanë në përbërje kryesisht proteina: salmon, pulë, vezë dhe jeshillëqe.

4. Zgjedh t’i shmang karbohidratet dhe në fundjavë vakti im i fundit është në orën 18:00.

5. Sa herë e kaloj masën, reduktoj ushqimin të nesërmen dhe përpiqem të ruaj një balancë gjatë gjithë javës.”- shkruan Lori.

Gjithashtu në fund ajo shton se ushtrohet pesë herë në javë nga 1 orë dhe punon shumë për të ruajtur ato linja që ka.

“Unë ushtrohem 5 herë në javë nga 1 orë. Mund të duket e thjeshtë, por punoj shumë për të ruajtur këto linja që do të thotë edhe kur jam jashtë në një udhëtim, aktiviteti fizik nuk ndalon. Muskujt e barkut gjithnjë i kam patur kështu, por bëhen edhe më mirë kur ushtrohem vazhdimisht. Gjithsesi do të thoja që ka gisht edhe gjenetika pasi janë atje edhe kur unë shtoj në peshë. Më pëlqen të qëndroj aktive sepse ndihem më mirë, por gjithashtu më lejon të ha ëmbëlsira, të cilat i dashuroj.”

185187113 501518951262576 4486617256765190691 n

Më shumë

spot_img
spot_img