Fondacioni Vill dhe Melinda Gates, ka thënë të enjten se do të japin 7 miliardë dollarë për Afrikën, gjatë katër viteve të ardhshme, pasi sipas tyre, lufta në Ukrainë ka reduktuar ndjeshëm ndihmat e donatorëve të tjerë.
Premtimi i Fondacionit, i cili është rritur 40% në shumën e shpenzuar gjatë katër viteve të mëparshme, do të synojë projektet që trajtojnë urinë, sëmundjet, varfërinë dhe pabarazinë gjinore. Nigeria, vendi më i populluar i Afrikës, do të marrë pjesën më të madhe.
"Buxhetet evropiane janë prekur thellësisht nga lufta në Ukrainë dhe kështu që tani tendenca për ndihmën nuk është e mundur të rritet," u tha miliarderi bashkëthemelues i Microsoft gazetarëve në Universitetin e Nairobit gjatë një vizite në Kenia.
Pas një takimi me presidentin kenian William Ruto, Gates tha të mërkurën se Fondacioni do të krijojë një zyrë rajonale në Nairobi. "Fondacioni ynë do të vazhdojë të mbështesë zgjidhjet në shëndetësi, bujqësi dhe fusha të tjera kritike - dhe sistemet për t'i nxjerrë ato nga laboratorët dhe te njerëzit që kanë nevojë për to."