Hapësire reklamuese

Showbiz

Donaldi i kërkoi të riktheheshin, Bora Zemani thyen heshtjen dhe i kthen përgjigjen PUBLIKISHT

Shkruar nga Newsbomb

Prej muajsh Bora Zemani ka qenë një ndër personazhet më të përfolur nga mediat. Historia e saj e dashurisë me aktorin Donald Veshaj e bëri atë kryefjalën e mediave rozë, ku çdo lëvizje, status, foto e moderatores kthehej menjëherë në lajm.

Ndonëse emri i saj është lakuar kaq shumë, Bora ka vendosur që të qëndrojë e heshtur duke mos dashur të “turbullojë” më shumë fansat dhe mediat.

Mirëpo, si duket kjo situatë dhe lajmet të cilat qarkullojnë lart e poshtë çdo ditë për të i kanë “ardhur në maj të hundës”.

Vetëm pak minuta më parë, Bora ka vendosur të reagojë përmes një “InstaStory” e cila thotë se e gjithë kjo situatë po e shqetëson dhe kërkon nga portalet dhe mediat privatësi.

Më tej Bora, referuar lajmeve të cilat kanë qarkulluar nëpër portale, sqaron se nuk ka asgjë të vërtetë, duke shtuar se Donaldi i ka kërkuar falje si publikisht dhe privatisht, mirëpo deri tani nuk ka ASGJË.

Kujtojmë se disa ditë më parë Donald Veshaj përmes një postimi në rrjetet sociale, i kërkoi publikisht moderatores që ta falte, duke shpresuar që “Bora të shkrinte”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu