Hapësire reklamuese

Showbiz

Donaldi e përmendi në emision, Fifi thotë se do t'a hedhë në gjyq: Ato lulet në tokë, me demek vdiqa unë (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Donaldi e përmendi në emision, Fifi thotë se do t'a

Fifi ka paralajmëruar vëllezërit Veshaj se do t'i hedhë në gjyq, pas një skeçi që ata kanë bërë në emisionin e tyre, i transmetuar për herë të parë mbrëmjen e djeshme.

Donaldi u fut në shtëpinë e "BB VIP" dhe vendosi lule në vendin ku u rrëzua këngëtarja live, gjatë një prej netëve "prime". E gjithë skena trajtohej me humor, por Fifi nuk e ka parë kështu, edhe pse dyshja pati një raport shumë të mirë brenda shtëpisë.

Ajo ka paralajmëruar dy vëllezërit dhe njëherësh drejtues të emisionit "Më lër të flas" se do të përballet në gjyq me ta. Video e saj ka qarkulluar me shpejtësi në rrjetet sociale, por më pas çuditërisht është fshirë.

“Sapo më erdhi një lajm dhe unë mundem të shoh diçka që kam refuzuar ta shoh prej momentit që kam dalë nga “Big Brother” për arsye që gjithë e dinë pse kam dalë. Kam refuzuar ta shoh si skenë. Dhe unë nëse e shoh sot atë lule në tokë që demek këtu vdiq Fifi, atëherë unë po u them përgatituni me gjyqin“, shprehej këngëtarja.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.