Hapësire reklamuese

Politikë

Donald TUSK 'godet' vendet skeptike: Hezitimi juaj për negociatat e Ballkanit Perëndimor, hap pas

Shkruar nga Newsbomb
Kreu i KE-së Donald Tusk

Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk u bën sërish thirrje vendeve të BE-së për të dhënë 'dritën jeshile' për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që të nisin bisedimet për integrim në strukturën e përbashkët politiko-ekonomike të kontintentit.

Ai iu drejtua indirekt Francës, Holandës dhe disa vendeve skeptike se hezitimi i tyre për të votuar pro-çeljes së bisedimeve tregon se janë bërë hapa pas në zgjerimin e bllokut.

'Hezitimi i disa vendeve të BE-së për hapjen e negociatave të Ballkanit Perëndimor tregon se janë bërë hapa pas. U bëj thirrje vendeve të unionit të lënë pas interesat personale dhe të mendojnë për BE si shpresë', deklaroi zyrtari i lartë i BE-së në konferencën e fundit.

Kujtojmë që Tusk ka përsëritur disa herë qëndrimin e tij për hapjen e bisedimeve për integrim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë vizitës së fundit në Tiranë si dhe në letrën e përbashkët të krerëve të BE-së drejtuar 28 shteteve anëtare.

Franca dhe Holanda janë dy vendet kryesore që udhëheqin bllokun kundër hapjen së negociatave për integrim të vendit tonë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese