Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
53 %
2.1kmh
40 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
31 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Donald Trump u tërhoq, talebanët: Jemi të hapur për negociata

spot_img

Lajme të ngjashëm

07936f8d4f367ad82da194a4627cdea3

Shefi i negociatave i militantëve talibanë ka thënë se i kanë dyert të hapura për bisedime me Shtetet e Bashkuara.

Kjo deklaratë vjen disa orë pas dy sulmeve të përgjakshme, për të cilat e morën përgjegjësinë dhe në të cilat mbeten të vrarë së paku 48 persona.

Bisedimet e paqes mes Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve, me të cilat synohej arritja e marrëveshjes për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani, dështuan javën e kaluar pasi presidenti Trump u tërhoq për shkak të vrasjes së një ushtari amerikan.

Sher Mohammad Abbas Stanikzai tha për BBC-në se luftëtarët talebanë nuk kanë bërë asgjë të gabuar përmes vazhdimit të luftës gjatë bisedimeve. Ai tha se edhe amerikanët kanë pranuar se i kanë vrarë mijëra talëbanë gjatë negociatave.

“Sa i përket anës sonë, dyert janë të hapura për negociata”, citohet të ketë thënë Stanikzai.

Në sulmet e së martës u lanë të vrarë 26 persona në një tubim zgjedhor të presidentit afgan, Ashraf Ghani, ndërsa 22 të tjerë u vranë në një shpërthim në Kabul vetëm një orë pas sulmit të parë.

Po ashtu këto sulme i ka dënuar edhe sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo.

Më shumë

spot_img