Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
4.1kmh
40 %
Mër
23 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
30 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Donald Trump takohet sot me Theresa May, protesta më Londër

spot_img

Lajme të ngjashëm

54775d48f6a2ae73378fae3ed31c2559

Presidenti i SHBA Donald Trump do të takohet sot me Kryeministren Theresa Maj, teksa mban ditën e dytë të vizitës tre-ditore në Mbretërinë e Bashkuar.

Sekretari i Jashtëm Jeremy Hunt do të jetë në mesin e ministrave të lartë të pranishëm në bisedime, ku do të diskutohen çështje të tilla si ndryshimet klimatike.

Ky takim mbahet në të njëjtën kohë kur në Britani kanë shpërthyer debatet për çështjen e Brexit, ndërsa Theresa May do të largohet nga posti më 7 qershor.

Ndërkohë protesta të mëdha janë planifikuar në disa qytete të Mbretërisë së Bashkuar, duke përfshirë një demonstrim në Trafalgar Square.

Kreu i Laburistëve Jeremy Corbyn do t’i drejtojë protestuesit në tubimin në Londër.

Sakaq, dje Trump u takua me Mbretëreshën. Presidenti vlerësoi “miqësinë e përjetshme” midis Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së gjatë një banketi në Buckingham Palace në fund të ditës së parë të udhëtimit të tij.

Mbretëresha tha se vendet po festonin një aleancë që kishte siguruar “sigurinë dhe prosperitetin e të dy popujve tanë për dekada”.

Më parë të hënën, presidenti amerikan sulmoi përsëri kryebashkiakun e Londrës, duke e quajtur Sadik Khanin një “humbës të ftohtë” pak para se të shkelte në tokën e Britanisë së Madhe.

_107220963_queentrumparrivepa.jpg

Më shumë

spot_img