Donald Trump nuk do e pranojë rrogën si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të paktën këtë gjë ka thënë ai vetë më 17 shtator të 2015-ës, gjatë një eventi në Rochester, New Hampshire.
“Gjëja e parë që do të bëjë nëse zgjidhem president është se nuk do të pranoj rrogën. Nuk përbën ndonjë problem të madh për mua”, ka thënë presidenti i zgjedhur.
Nëse Trump i qëndron kësaj deklarate, atëherë do të heqë dorë nga 400,000 dollarë në vit, që është edhe pagesa e presidentit të SHBA-së.
Megjithatë, kjo shifër nuk është e madhe për republikanin pasi pasuria e tij sipas Forbes arrin në 3.7 miliardë dollarë.