Tirana
clear sky
38.5 ° C
38.5 °
38.5 °
29 %
4.1kmh
0 %
Enj
39 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
35 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Donald Trump ngre padi ndaj Facebook, Google dhe Twitter, kompanitë e pezulluan nga platforma pas trazirave të Kapitolit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-presidenti i SHBA Donald Trump ka njoftuar se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër Twitter, Google dhe Facebook.

Duke folur sot në kursin e tij të golfit në New Jersey, Trump zbuloi se ai kishte ngritur padi në një gjykatë Federale në Florida.

Ai gjithashtu pretendoi se ishte censuruar padrejtësisht nga të tre kompanitë.

“Ne po kërkojmë t’i japim fund ndalimit, dëbimit dhe anulimit që ju e dini aq mirë”, tha ish-presidenti Donald Trump.

Vendimi i ish presidentit vjen pasi tre kompanitë e hoqën atë nga platformat e tyre pas sulmit të 6 janarit në Kapitol, duke ngritur shqetësimin se ai do të nxisë dhunë të mëtejshme pas incidentit.

“Nuk ka prova më të mira se teknologjia e madhe është jashtë kontrollit, sesa fakti që ata ndaluan presidentin e Shteteve të Bashkuara në fillim të këtij viti. Nëse ata mund ta bëjnë atë për mua, ata mund ta bëjnë me këdo”, shtoi Trump.

Më shumë

spot_img
spot_img