Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
67 %
2.6kmh
75 %
Enj
16 °
Pre
17 °
Sht
18 °
Die
16 °
Hën
11 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Donald Trump nga Meksika: Me presidentin tuaj diskutuam ngritjen e murit, jo cili do paguaj për të

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump ka zhvilluar një vizitë në Meksikë ku është takuar me presidentin e këtij vendi, Enrique Pena Nieto. Meksikanët kanë qenë shpesh në qendër të sulmeve të Trump, ndaj vizita e tij është pritur me kritika të shumta.

Gjatë konferencës për shtyp, Trump dhe Pena Nieto kanë vlerësuar rëndësinë e marrëdhënieve mes SHBA dhe Mesikës, ndërsa kanë theksuar se është pamundur të bien dakord për gjithçka.

Sa i përket planit të tij për të ndërtuar një mur në kufirin me Meksikën, kandidati republikan theksoi se kjo është diskutuar në takim, por shtoi se me presidentin meksikan nuk u fol për shtetin që do e financojë ndërtimin e tij.

“Kemi diskutuar për ndërtimin e murit, por jo se cili shtet do e paguaj atë. Kjo mbetet për t’u diskutuar më vonë”, tha Trump ndërsa shtoi se “emigracioni i paligjshëm dhe trafiku i drogës është një problem i përbashkët”.

Më herët Donald Trump ka deklaruar se në rast se zgjidhet president do të detyrojë Meksikën të ndërtojë një mur në kufirin me SHBA, për të ndaluar emigrantët dhe trafikantët e drogës të hyjnë në shtetin e tij. 

Më shumë




spot_img








spot_img