Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
4.1kmh
40 %
Mër
23 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
30 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Donald Trump ‘ndez’ revoltën në SHBA, Biden: Heqja dorë nga përgjegjësia po sjell pasoja shkatërruese

spot_img

Lajme të ngjashëm

24e44c6dfdd5995b727d46cd45cb9142

Presidenti i Shteteve të Bashkuara vijon të shkaktojë pakënaqësi tek qytetarët amerikan.  

Së fundmi, Trump nuk ka nënshkruar paketën e ndihmës për koronavirusin dhe buxhetin përpara mesnatës, duke sjellë si rezultat skadimin e përfitimeve për një numër në rritje të papunësh.

Në fillim të javës zoti Trump kritikoi ashpër projektligjin dhe la të kuptohej se ende është kundër tij.

“Unë thjesht dua t’u jap 2000 dollarë njerëzve tanë të mrekullueshëm, në vend të shumës së vogël prej 600 dollarësh që është propozuar. Gjithashtu, ndalni shpenzimin e miliarda dollarëve në ‘përfitime’”, shkroi ai në Tëitter.

Rritja e shumës së ndihmave u pa si një kritikë ndaj vetë anëtarëve të Partisë së tij Republikane, të cilët u kishin rezistuar përpjekjeve të demokratëve për të negociuar pagesa më të mëdha.

14 milionë amerikanë do të humbasin përfitimet e papunësisë, sipas të dhënave të Departamentit të Punës.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden i bëri thirrje zotit Trump të nënshkruajë projektligjin.

“Heqja dorë nga përgjegjësia sjell pasoja shkatërruese… Ky projektligj është jetik. Duhet të miratohet tani”, tha zoti Biden i cili ndodhet me pushime në shtetin Delauer.

Presidenti po kalon pushimet në rezidencën e tij në Florida, ndërsa demokratët dhe republikanët presin të shohin nëse ai do të nënshkruajë paketën prej 2.3 trilionë dollarësh, që përfshin 892 miliardë dollarë ndihmë për pandeminë.

Projektligji është dërguar nga Uashingtoni në klubin e tij Mar-a-Lago, që ai ta nënshkruajë nëse vendos ta bëjë një gjë të tillë.

Më shumë

spot_img