Hapësire reklamuese

Bota

Donald Trump mposht Nikki Haley në zgjedhjet e republikanëve në Karolinën e Jugut

Shkruar nga Newsbomb
Donald Trump mposht Nikki Haley në zgjedhjet e republikanëve në

Karolina e Jugut votoi dje për të zgjedhur kandidatin republikan që do të sfidojë Presidentin Biden në zgjedhjet e nëntorit për Shtëpinë e Bardhë. Gara u zhvillua mes ish-ambasadores në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley dhe ish-Presidentit Donald Trump.

Në këto zgjedhje Donald Trump fitoi lehtësisht ndaj Nikki Haley në zgjedhjet paraprake republikane në Karolinën e Jugut . Një fitore e cila ka simbolikë të veçantë, pasi Haley shërbeu si guvernator i këtij shteti nga viti 2011 deri në vitin 2017. Me numërimin në 80%, Trump siguroi 60.5% kundrejt 38.8% të Haley.

“Është një ditë e mrekullueshme”, tha ish-presidenti amerikan menjëherë pasi u shpall fitorja e tij në Karolinën e Jugut. Gjatë fjalimit të tij, Donald Trump premtoi fitore kundër demokratit Joe Biden, të cilin e akuzoi për "shkatërrim të vendit". “Do t’i themi: Joe, je pushuar nga puna! Dil jashtë!”, tha ai nën duartrokitjet e mbështetësve të tij, shkruan BBC. 

Trump lavdëroi "unitetin" e partisë së tij pas rezultatit të së shtunës, duke thënë: "Nuk ka pasur kurrë një frymë si kjo. Unë kurrë nuk e kam parë Partinë Republikane kaq të unifikuar".

Votuesit në Karolinën e Jugut hanë shprehur se përvoja e mëparshme në Shtëpinë e Bardhë e bën zotin Trump një zgjedhje më të mirë.

“Pavarësisht nga politika dhe çfarë mendojnë njerëzit për të, ai ishte një biznesmen i mirë dhe i tërheq njerëzit”, tha Paul Crakeel, votues në Karolinën e Jugut.

“Të gjithë mendojnë se ai do të sjellë ndryshime, por ai e kishte mundësinë më parë dhe nuk bëri ndryshime”, tha Tee Miller, votues në Karolinën e Jugut.

Ndërkaq Haley ka thënë se do ta vazhdojë garën deri më 5 mars, në atë që njihet si Super e Marta, ku pesëmbëdhjetë shtete do të mbajnë zgjedhje paraprake për të zgjedhur kandidatin republikan për president.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese