Si i vetmi kandidat që kandidoi, ish-presidenti Donald Trup fitoi zgjedhjet republikane të Nevadës këtë të enjte.
Ky është shteti i tretë që ish-presidenti Trump fiton, ndërsa përpiqet të sigurojë emërimin e partisë për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Në Nevada, Partia Republikane organizoi dy palë zgjedhjesh, ato me votë përmes fletë-votimit, që u mbajtën të martën dhe zgjedhjet e djeshme me votim të hapur dhe sipas rregullave vetëm rezultatet e djeshme janë të vlefshme për zgjedhjet republikane.
Trump nuk kishte asnjë konkurrent në këtë garë. E vetmja që e konkurronte ishte ish-ambasadorja e OKB-së Nikki Haley, rivalja e fundit e zotit Trump, që është ende në garë, por në këto zgjehdje nuk mori pjesë.
Ish-ambasadorja e OKB-së përmendi si arsye atë që ajo e vlerësoi si një proces të padrejtë që favorizonte ish-Presidentin Trump. Ajo mori pjesë vetëm në zgjedhjet e së martës, por edhe ato nuk i fitoi pasi shumica e votuesve, në fletën e votimit shënuan kuadratin që shkruante “asnjë prej kandidatëve”.
Në vend të kësaj ajo mori pjesë në votimet që u mbajtën të martën, ku zoti Trump nuk mori pjesë.