Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
2.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Donald Trump është nën hetim për pengim të drejtësisë dhe shkelje të Aktit të Spiunazhit

spot_img

Lajme të ngjashëm

FBI po e heton ish-presidentin amerikan Donald Trump për shkelje të mundshme të Aktit të Spiunazhit dhe pengim të drejtësisë.

Urdhri i FBI për bastisjen e rezidencës private të Donald Trump në Mar-a-Lago, Florida, u bë publik me kërkesë të Departamentit të Drejtësisë, duke zbuluar se agjentët kishin sekuestruar 11 seri dokumente të klasifikuara sekrete.

Urdhri tregon se Agjencia Federale po e heton Trump për heqjen ose shkatërrimin e të dhënave, pengimin e drejtësisë dhe shkeljen e Aktit të Spiunazhit – i cili mund të përfshijë krime përtej spiunimit, siç është refuzimi për të kthyer dokumentet e sigurisë kombëtare sipas kërkesës.

Dënimi sipas ligjit mund të rezultojë me burgim ose gjobë.

Agjentët e FBI-së morën afërsisht 20 kuti nga ambientet e rezidencës, duke përfshirë një grup dokumentesh të shënuar si “Dokumente të ndryshme të klasifikuara/TS/SCI”, që i referohet informacionit tepër sekret/sensitiv.

Agjentët morën tre lloje dokumentesh nga rezidenca, ato të klasifikuara “tepër sekret”, “sekret” dhe “konfidenciale”. Megjithëse është ende e paqartë përmbajtja e dokumenteve.

Ish-presidenti dhe ekipi i tij kundërshtuan deklaratat, duke thënë se të gjitha dokumentet që ndodheshin në rezidencë ishin të deklasifikuara.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img