Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
65 %
3.6kmh
75 %
Sht
28 °
Die
29 °
Hën
26 °
Mar
23 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Donald Lu merr propozimin nga Joe Biden për detyrën e radhës: Do vijoj betejën kundër korrupsionit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, i propozuar së fundmi nga Presidenti i SHBA, si ndihmës sekretari i shtetit për Çështjet e Azisë Jugore dhe Qendrore, iu tha senatorëve në komisionin e jashtem se u ishte mirënjohës Biden-it dhe Sekretarit Antony Blinken për besimin që i kishin dhënë.

Diplomati premtoi se nëse do të emërohej në këtë post, do të vijonte betejën e tij ndaj terrorrizmit dhe korrupsionit edhe në Azi.

“Si bir i një emigranti në Shtetet e Bashkuara, jam veçanërisht krenar që i shërbej vendit tim për 30 vite në Shërbimin e Jashtëm dhe Korpusin e Paqes. Gjatë këtyre viteve kam punuar në avancimin e axhendës sonë në antiterrorizëm, demokraci dhe anti-korrupsion”, tha ai.

Donald Lu premtoi se do të punonte për t’i bërë Shtetet e Bashkuara një partner të besueshëm për qeveritë dhe popujt e Azisë Qendrore dhe asaj Jugore.

“Në Afganistan, unë fillova karrierën time duke punuar në kufirin afgan në Veri. Me vendimin e Presidentit për të tërhequr trupat amerikane nga Afganistani deri më 11 Shtator, ne përballemi me rreziqe të reja.  Unë kam një angazhim të thellë për të inkurajuar paqen, sigurinë, të drejtat e njeriut dhe të drejtat e grave dhe vajzave”.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img