Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
6.7kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Donald Lu kujton gjuetinë për ‘peshqit e mëdhenj’, publikon FOTON kur ishte ambasador në Shqipëri (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7f797da2ae4146708233a50d217ef126

Ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve.

Mesazhi i tij është shpërndarë në rrjetet sociale nga faqja zyrtare e ambasadës amerikane.

Lu ka publikuar edhe një foto teksa përqafohej me një të moshuar në kohën që ishte ambasador në Shqipëri.

 “Gjatë këtyre viteve kaluam shumë kohë duke punuar me reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe gjuetinë për peshqit e mëdhenj”,- shprehet ambasadori Lu në postimin e tij në video.

Lu ka qenë ambasador në vitet 2015-2018, të cilat kanë qenë vitet e vështira për përplasjen e reformës në drejtësi. Në atë kohë flitej për kapjen e “peshqve të mëdhenj”.

 “Unë jam bindur që për sa kohë vendet tona ekzistojnë ne do të kemi gjithnjë një lidhje të veçantë mes popujve tonë. Gëzuar 30-vjetorin”, shprehet Lu në fund të mesazhit të tij.

Nga ana tjetër ambasada amerikane shkruan bashkëngjitur videos: “ne po festojmë 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë me këto mesazhe të dërguara nga ish-Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara për popullin shqiptar. Donald Lu i paraqiti letrat kredenciale qeverisë së Shqipërisë në 13 janar 2015 dhe ishte Ambasadori i nëntë i SHBA në Shqipëri”. 

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img