Hapësire reklamuese

Aktualitet

Donald LU kërkon me ngul arrestimin e ‘peshqve të mëdhenj’: Kokat e krimit duhet të kenë frikë, drejtësia për ta po vjen (Flet për Tahirin e Llallën)

Shkruar nga Newsbomb

Ambasadori Amerikan Donald Lu i është rikthyer edhe njëherë deklaratës për arrestimin e “peshqve të mëdhenj”.

 

Në konferencën për Forcën e Ligjit, Lu tha se kokat e krimit duhet të kenë frikë dhe se drejtësia për ta po vjen.

Lu e cilësoi si arritje faktin që po vazhdon hetimi penal ndaj Saimir Tahirit dhe Adriatik Llallës ndërsa e quajti dështim të qeverisë mos arrestimin e Klement Balilit të njohur ndryshe si Eskobari i Ballkanit.

“Në atë kohë premtuam ndjekjen e kriminelëve peshqve të mëdhenj, shumë kanë ndodhur në 8 muaj por mbetet ende shbumë për të bërë.

Kjo qeveri ka pranuar sfidën në luftën kundër krimit të organizuar. Qeveria mbështeti arrestimin e Met Kananit dhe këtu u arrestuan anëtarët e bandës së tij.

Doganat shqiptare zbuluan 613 kokainë kolumbiane që coi në arrestimin e trafikantit Arbri Cekaj në Gjermani, pjesë të bandës së Celkajt janë arrestuar dhe besoj se do arrestohen të tjerë. Frrokaj e Rroshi po ndiqen penalisht. Shullazi e Lul Berisha po ndiqen në gykatë. Hetmi penal ndaj Saimir Tahirit dhe Adriatik Llallës vazhdon. Por duam të shohim rezultate konkrete, duam që peshqit e mëdhenj të dënohen, të futen në burg, ky ishte sukeses

Dua të theksoj një dështim të policisë, dështimi për të arrestuar Klement Balilin. Dy vite më parë DEA bashkëpunoi me autoritetet greke. Më pas, gjykata greke dënuan Balilin me një burgim të përjetshëm dhe 15 vite burg plus. Për dy vjet, policia dhe prokurori nuk kanë pasur aftësinë ose vullnetin për ta arrestuar. I bëj thirrje kryeministrit Rama, policisë dhe prokurorëve të vazhdojnë luftën ndaj krimit në mënyrë të pamëshirshmeAskush nuk është mbi ligjin, i bëjmë thirrje Ramës, Xhafajt e policisë të vazhdojë luftën kundër krimit.

KPK përfundon këtë verë vetingun për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Kokat e krimit duhet të kenë frikë, drejtësia për ta po vjen”, tha Lu në fjalën e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu