Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
38 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
36 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Donald Lu akuza të forta Ramës dhe Tahirit: Trafikanët kanë mbështetje, s’kapni dot Balilin jo më peshqit e mëdhenj

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f74e5a46242c4671a5bd2a00d31a4a31

Ambasadori i SHBA-së, Donald Lu ka bërë disa deklarata të forta menjëherë pas takimit me kryeministrin Edi Rama.

Duke folur në konferencën e zhvilluar për Analizën Vjetore të Avokatit të Popullit, Lu tha se trafikantët në Shqipëri kanë mbështetjen e shtetit duke dhënë si shembull rastin e Klement Balilit.

“Shqipëria do të ishte një vend më i mirë nëse qeveritë do t’i vinin veshin zyrës së Avokatit të Popullit. Në vend të kësaj politikanë nga e majta dhe e djathta i kanë kushtuar vëmendje interesave të fuqishme të biznesmenëve të korruptuar, kriminelëve të mëdhenj, madje edhe trafikantëve të drogës. Si mund ta shpjegojmë ndryshe faktin se trafikanti i drogës Klement Balili është ende i lirë pas 7 muajsh. Sipas medias ai ka shmangur 200 policë që kanë qenë në ndjekje të tij. Nëse policia nuk mund të kapë Klement Balilin si mund të shkojë pas peshqeve të tjerë të mëdhenj. Kush mund të besonte se ky është vend serioz në luftën kundër drogës? Mos arrestimi i Balilit është dështim i policisë dhe drejtësisë”-, tha ndër të tjera ambasadori Lu teksa theksoi se SHBA ka kërkuar arrestimin e trafikantëve. 

Lexo edhe: Ç’po ndodh në Kryeministri, pas Donald Lu hyn menjëherë Visho Ajazi

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img