Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Domosdoshmëri njohja e Kosovës",Rama në Këshillin e Atlantikut: Kështu arrihet paqja

Shkruar nga Newsbomb
"Domosdoshmëri njohja e Kosovës",Rama në Këshillin

Kryeministri Edi Rama në Këshillin e Atlantikut ka folur lidhur me sfidat e rajonit. Ai është ndalur ndër të tjera dhe në ngjarjen e ndodhur në Banjskë, ku mbeti i vrarë efektivi i policisë Afrim Bunjaku, si dhe për rrugën që Kosova dhe Serbia duhet të ndjekin për të gjetur zgjidhjen e konfliktit.

Rama përgëzoi qëndrimin që qeveria e Kosovës dhe kryeministri Albin Kurti kanë mbajtur lidhur me marrëveshjen që i jep zgjidhje këtij konflikti, teksa theksoi se përmes njohjes së Kosovës do të arrihet dhe paqja përfundimtare.

“Ne jemi një rajon që ka kompleksitete shumë të mëdha dhe mes komplesiteteve të tjera ne jemi një rajon shumë fetar. Shqipëria është një vend shumë fetar ku myslimanët dhe të krishterët jetojnë  në harmoni dhe deri më tani ky ka qenë aseti ynë fantastik si një vazë për një shoqëri tolerante. Ja pse besoj se lufta mes Izraelit dhe Hamasit është vërtet e rrezikshme sepse Hamasi janë agjentë të vërtetë kaosi. Dhe ky kaos që duan ta përhapin kudo jo vetëm në Lindjen e Mesme mundet të ndikojë sigurisht edhe rajonin tonë nëse nuk jemi plotësisht të vetdijshëm dhe të bëjmë të gjitha gjërat e nevojshme për ta mbajtur kaosin jashtë dhe për të parandaluar që konflikti të na përfshijë si një konflikt i shumë dëshiruar civilizimesh si duan ta pikturojnë këta aktorë që shkaktojnë trazira.

Nga ana tjetër siç e thashë kjo situatë që është përmirësuar shumë nëse marrim në konsideratë që deri 10 vite më par ishin në gjendje mos flisnim me njëri tjetrin duhet ta trajtojë dhe zgjidh këtë çështje mes Kosovës dhe Serbisë me një njohje të plotë të Kosovës dhe me paqen përfundimtare. Ajo çfarë ndodhi në ngjarjen tejet tragjike pak muaj më parë ishte absolutisht një shenjë shumë e fortë dhe një këmbanë e mirëfilltë alarmi dhe potencialit që ka një çështje e tillë e pazgjidhur për tu bërë një çështje vendimtare në rrezikimin e paqes dhe bashkëpunimit rajonal.

Në këtë rast është e qartë që përgjegjësia e jo vetëm personave të përfshirë drejtpërdrejt në veprimet kriminale që duhet të ushtronin terror në veri të Kosovës por dhe përgjegjësia e Beogradit që nuk e denoi por në të kundërt shpalli ditë zie kombëtare në nder të këtyre kriminelëve. Megjithat, edhe njëherë duhet të mos biem pre e konfrontimev, mos biem pre e përshkallëzimeve por të trefishojmë përpjekjet për të bërë paqe. Jam i inkurajuar nga ndryshimi në qasje dhe qëndrimin e autoriteteve të Kosovës dhe duke pranuar në parim asociacionin e komunave me shumicë serbe kryeministri i Kosovës dhe qeveria kanë dëshmuar vullnet të rëndësishëm për të ecur përpara dhe për të kërkuar zgjidhje dhe jo alibi apo për të kërkuar të shkuarën në vend të së ardhmes”, tha Rama.

“Dëgjoni unë nuk e di saktësisht përmbajtjen e plotë të propozimti të ri. Ajo çfarë di është se unë vetë jam përpjekur të jap kontribut në këtë drejtim dhe jam i këanqur të dëgjoj se shumë prej asaj që ishte në përmbajtje është bërë pjesë në propozimin e ri të BE-së. Disa thonë që ka disa gjëra nga ana kosovare që e preferojnë ti kenë gjërat ashtu si janë, por smund të bëj komente pasi sjam i informuar për të gjitha detajet. Ajo që di është se nëse autoritetet e Ksoovës do ti përmbahen asaj që kanë nisur me marrëveshjen në parim siç është shprehur dhe Kurti në Bruksel kjo do të jetë e jashtëzkonahsme për hir të Kosovës dhe rajonit. Shpresojmë që kjo vetëm të ecë përpara”, shtoi ai.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese