Ilir Meta me 25 Korrik do të nisë një kurs të ri politik, që me shumë gjasë do të jetë dhe sprova e tij e fundit. Rikthimin në LSI në atë parti që e krijoi vetë në vitin 2004, e vetmja forcë që arriti të mbijetojë përballë formacioneve të mëdha tradicionale, apo diçka tjetër?
Nëse arrin të mbajë, ta rrisë, apo të rikthehet sërish si “king maker”. Në ballafaqimin e fundit, rezultati qe dramatik. Vetëm 4 deputetë.
Në këto rrethana, Meta një mjeshtër i tryezave e tavolinave, do të vijë të bëjë dollinë e fundit politike. Sepse, kjo punë nuk bëhet vetëm. Ai e di më mirë se kushdo. Suksesi në politike varet shumë nga të tjerët, miqtë, aleatët, faktorët, dhe patjetër dhe nga kundërshtarët.
Pra kë do zgjedhë Meta si sebepçi, të përmendë të parin. Për kë do e ketë dollinë e parë. Po të dytën. Si e do zakoni, po të tretën? Mister që do ta zbulojmë me siguri të nesërmen e daljes së tij nga Presidenca. Pasi një gjë dihet mirë. Meta nxiton. S’ka kohë...
Shumë analistë besojnë se kurba politike e Presidentit Ilir Meta ka shkëlqimin e dy viteve të para të mandatit, dhe pjesën tjetër në rënie të lirë shoqëruar me një aleancë dhe disa vendime të pazakonta që duhet të marrë një burrë shteti, ngatërruar kështu “politika” me “presidencën”.
Në pranverën e vitit 2013 Edi Rama dhe Ilir Meta u takuan në një restorant në periferinë e Durrësit. Nuk ishin vetëm, por në praninë e një negociatori të tretë, Leonard Koka. Vëllai i tij, ish kryetar bashkie i Durrësit, do të bëhej fillimisht deputet e bashkëpunëtor i Metës dhe më pas ministër dhe deputet i Ramës. Qëllimi i takimit? Ish miqtë e dikurshëm të konsumuar në armiqësi reciproke, kishin kuptuar se e vetmja mundësi për të ardhur në pushtet është të bëhen bashkë kundër veteranit Sali Berisha.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në Revistën Newsbomb, të cilën e gjeni në çdo pikë shitje në gjithë vendin...