Dera e pasme e një autoblinde që transportonte dollarë është hapur dhe qindra-mijëra kartmonedha kanë fluturuar në autostradën I-285 në Atlanta.
Pamja e rrallë është filmuar nga disa shoferë. Autostrada duket e mbushur plot me kartmonedha për disa kilometra ndërsa qindra makina duken të parkuara buzë rrugës ndërsa qytetarët duken se janë në garë me njëri-tjetrin kush të mbledhë më shumë para.
Kompania e transportit të parave i tha autoriteteve se nga makina kanë fluturuar rreth 175,000 mijë dollarë. Ndërsa policia i ka bërë thirrje qytetarëve të kthejnë pas paratë.
Deri më tani dy persona kanë kthyer, njëri rreth 600 dollarë dhe një trjetër rreth 2,100 dollarë.