Tirana
broken clouds
17.3 ° C
17.3 °
17.3 °
70 %
3.6kmh
75 %
Enj
19 °
Pre
20 °
Sht
17 °
Die
21 °
Hën
23 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Doli video duke shpërndarë ushqime për vota, reagon Vokshi: Në qese kishte motlo, neskafe dhe redbull për komisionerët e PD për ditën e zgjedhjeve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “fiks fare” u denoncua një rast ku shtabi i Albana Vokshit shpërndante pako ushqimore në këmbim të votës për PD.

Ndaj këtij lajmi ka reaguar Albana Vokshi, e cila thotë se në ato qese nuk kishte ushqime për blerjen e votës, por me një pjesë të ushqimit të  komisionerëve të PD për ditën e zgjedhjeve. Sipas saj në qese kisht një molto, një neskafe dhe një redbull.

Ndër të tjera ajo thotë se PD nuk vjedh vota si PS, teksa shprehet se në Laprakë demokratët morën një rezultat të jashtëzakonshëm sepse qytetarët duan të rrëzojnë regjimin, sic e quan ajo.

Postimi i plotë nga Vokshi:

Gjatë karrierës sime politike kam bërë gjithçka kam patur mundësi për t’u dalë në krah mediave apo gazetarëve të sulmuar nga pushteti për shkak të punës së tyre. Sot nuk mund të hesht, kur një media bëhet zëdhënëse e pushtetit për të mashtruar qytetarët dhe për të na paraqitur të gjithëve njësoj për blerjen e votave.

Jo! Ne nuk jemi njësoj!

Ne nuk blejmë vota me “ndihma” ushqimore, siç paraqet “Fiks Fare” me mashtrimin e tij.

Pamjet e servirura si ndarje ndihmash natën para zgjedhjeve në Laprakë janë qese modeste me një pjesë të ushqimit të  komisionerëve të PD për ditën e zgjedhjeve. Në qeset që u servirën si ndihma për blerje votash nga unë dhe PD në Laprakë ka 1 molto, 1 neskafe, 1 redbull.

Është poshtëruese për qytetarët ky mashtrim i “Fiks Fare” vetëm e vetëm për t’i shërbyer pushtetit dhe dy masakruesve të votës së lirë, Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Qëllimi i mashtrimit është  për të bërë të dukemi që ne jemi të gjithë njësoj dhe për të relativizuar masakrën e blerjes së votës nga Rama-Veliaj.

Ne nuk jemi njësoj!

Partia Demokratike mori në Laprakë një rezultat të jashtëzakonshëm, sepse shumica e njerëzve donin largimin e këtij regjimi të padrejtë, që vjedh dhe ndëshkon qytetarët sipas interesit. Ne fituam edhe në lagje që nuk ishin fituar asnjëherë nga PD, sepse presionet, blerja me para, legalizime dhe marifete të tjera, nuk pinë ujë përballë nevojës për ndryshim dhe besimit tek Partia Demokratike.

Në një situtaë nornale, në të cilën media mund të konsiderohej e lirë, do të kisha kërkuar nga “Fiks Fare” përgënjeshtrim për këtë “lajm” të rremë. Ky nuk është rasti, sepse disa zgjedhin t’i shërbejnë parasë, disa të tjerë të vertetës, votës së lirë dhe demokracisë. Unë bëj pjesë  tek kjo e dyta dhe askush nuk mund të më bëjë presion, të më shantazhojë dhe kërcënojë me lajme fallco.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img