Hapësire reklamuese

Aktualitet

Doli të mbledhë boronica në bjeshkë, zhduket 23-vjeçari në Kukës, familjarët ngrejnë alarmin në polici

Shkruar nga Newsbomb
Doli të mbledhë boronica në bjeshkë, zhduket

Një 23-vjeçar në Kukës është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë.

Bëhet me dije se 23-vjeçari ishte larguar në bjeshkë, për të mbledhur boronicë dhe nuk ishte kthyer më në banesë. Janë familjarët ata që kanë bërë kallzimin të frikësuar për jetën e të riut.

“Më datë 05.09.2022, në Komisariatin e Policisë Kukës, kanë bërë kallëzim familjarët e shtetasit M. A., 23 vjeç, banues në fshatin Borje, se gjatë ditës së djeshme 23-vjeçari ishte larguar në bjeshkë, për të mbledhur boronicë dhe nuk ishte kthyer më në banesë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë. Në bashkëpunim me Policinë Kufitare vijojnë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit” njofton policia e shtetit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll