Tirana
broken clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
3.6kmh
75 %
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
12 °
Mër
12 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Doli për të kullotur bagëtinë dhe s’u kthye më, gjendet i vdekur 68 vjeçari në Finiq (EMRI)

Lajme të ngjashëm

Gjendet i vdekur 68 vjeçari nga fshati Dhiver i Finiqit, Taqi Bërxulla, i cili humbi kontaktet me familjarët ditën e djeshme.

Ai doli dje për të kullotur bagëtinë dhe nuk u kthye në shtëpi. Ishin familjarët e tij të cilët ngritën shqetësimin për zhdukjen e të moshuarit, duke kërkuar ndihmën e Policisë.

Pas disa orësh kërkime, Policia bëri të mundur gjetjen e trupit të tij në një greminë. Nuk dihen ende rrethanat e rënies së 68 vjeçarit në greminë, ndërsa Policia po punon për zbardhjen e rrethanave.

Sarandë/Informacion paraprak:

Sot, rreth orës 11:30, në fshatin Dhivër, është gjetur i pajetë shtetasi Dh. B., 68 vjeç, banues në fshatin Dhivër, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga një shkëmb, ndërkohë që ishte duke kullotur bagëtitë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më shumë