Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
88 %
1kmh
0 %
Pre
19 °
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
23 °
E premte, 2 Qershor, 2023

Doli nga spitali pas 49 ditësh, deputeti Alimadhi tregon vështirësitë te Infektivi: Nuk plotëson kushtet për spital COVID, më shërbeu vëllai…

Lajme të ngjashëm

Deputeti Adriatik Alimadhi pas 49 ditëve i shtruar në spital, u rikthye në shtëpinë e tij ditën e djeshme.

Alimadhi u diagnostikua me COVID0-19 së bashku me gruan e tij, por deputeti kishte simptoma më të rënda, ndaj u shtrua në spitalin Infektiv dhe disa ditë i kalo në terapi intensive.

Ai thotë në një intervistë në News24 se do të vazhdojë të mbajë maskën e oksigjenit edhe për disa ditë të tjera, pasi ka probleme me frymëmarrjen.

Deputeti ka folur edhe për kushtet e spitalit Infektiv, duke u shprehur se gjendja në këtë spital nuk është e duhura për të trajtuar pacientët me COVID-19, pasi mungojnë edhe kushtet më të domosdoshme.

Alimadhi është shprehur se dyshekët nuk ishin të mirë, por dukej sikur po flinin në sustë, ndërsa kishte edhe mungesë të ujit.

Edhe pse mjekët ishin profesionistë dhe të përkushtuar, Alimadhi tregon se disa herë atij i ka shërbyer i vëllai i tij, edhe ai i shtruar në të njëjtën dhomë me të, pasi ishte i infektuar me koronavirus.

“Në spital kam qenë në një dhomë me vëllain tim, ka qenë ai që më ka shërbyer, është ngritur disa herë nga shtrati. Nuk doja njeri tjetër në dhomë”, ka thënë Alimadhi.

Deputeti është shprehur se mënyra si promovohet spitali Infektiv nga Rama dhe ministrja Manastirliu është politike, pasi asgjë nga ato që thuhen nuk janë të vërteta.

Ndërkohë Alimadhi ka patur tjetër mendim për spitalin “Shefqet Ndroqi”, i njohur edhe si spitali “COVID-2”, pasi është shprehur se kushtet në këtë spital ishin shumë të mira, ndaj ky është një spital i denjë për të trajtuar personat e infektuar nga koronavirusi.

Ky nuk është rasti i parë që një pacient i shtruar te Infektivi ankohet për kushtet jo të mira. Edhe më herët ish-futbollisti Florian Riza, që disa ditë i kaloi në këtë spital.
Riza tha se personeli mjekësor ishte i kualifikuar, por kushtet e spitalit nuk shkonin paralelisht me ta.

Këta dy personazhe publikë kanë treguar kushtet e vështira të Infektivit, ndërsa deri më tani asnjë nga pacientët e tjerë të shtruar nuk ka shfaqur pakënaqësi.


Më shumë