Hapësire reklamuese

Aktualitet

Doli nga Infektivi dhe vdiq rrugës për në shtëpi, Ministria jep informacion për të moshuarin: U negativizua nga Covid-19, arresti kardiak i mori jetën

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Ministria e Shëndetësisë reagon pas lajmit se një 68 vjeçar i infektuar me Covid-19 dhe i negativizuar, vdiq rrugës për në shtëpinë e tij në Gjirokastër sapo kishte dalë nga spitali Infektiv.

68 vjeçari ka qenë me i shtruar prej datës 20 maj 2020 në QSUT pasi vuante nga ciroza hepatike, por aty u infektua me Covid-19 dhe menjëherë u transferua në Infektiv. Sipas Ministrisë, i moshuari ishte shëruar dhe të dy tamponët e kishin nxjerr negativ ndaj po dërgohej me autoambulancë në shtëpinë e tij në Gjirokastër.

Gjatë transportit, ai ka pësuar humbje jete të papritur si pasojë e sindromit hepato-renal, i komplikuar me arrest kardiak.

NJOFTIMI ZYRTAR:

Lidhur me lajmin e publikuar në media të një pacienti që ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt Gjirokastrës, Ministria e Shëndetësisë sqaron si vijon:

Një pacient 68 vjeçar nga Gjirokastra, i cili vuante nga ciroza hepatike në stad terminal, ka ndërruar jetë teksa po transportohej nga spitali infektiv, drejt Gjirokastrës, pasi ishte negativizuar nga COVID19, me dy tamponë negativë.

Gjatë transportit, ka pësuar humbje jete të papritur si pasojë e sindromit hepato-renal, i komplikuar me arrest kardiak.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit.

LEXO EDHE: I moshuari del nga Infektivi dhe vdes rrugës për në shtëpi

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.