Hapësire reklamuese

Aktualitet

Doli në krah të Berishës dhe tha se ishte gati të merrte kallashin, shoqërohet në polici Ilir Hamedani: Më mbajtën peng, më gjejnë kleçka që unë nuk i kam

Shkruar nga Newsbomb
Doli në krah të Berishës dhe tha se ishte gati të merrte

Policia e Durrësit pas përfundimit të takimit të ish-kryeministrit Sali Berisha në Durrës ka shqëruar në komisariat një prej simpatizantëve, Ilir Hamedanin, pasi deklaroi se kishte thyer masën e arrestit të shtëpisë, dhe paralajmëroi që ishte gati të merrte kallashin për rrëzimin e qeverisë.

Së fundmi për mediat Hamedani ka bërë me dije se sapo ka mbërritur në banesën e tij një makinë policie ka shkuar poshtë pallatit dhe ka bër shoqërimin e tij drejt komisariatit. Ai tregon se është mbajtur në polici për 13 orë, duke shtuar se kësaj çështje do i shkojë deri në fund pasi sipas tij është njollosur emri i tij dhe i familjes.

“Pasi bëra deklaratën kam shkuar në shtëpi mbas 10 erdhi fugoni i pokicisë dhe pa  asnjë shpjegim më shoqëruan për në komisariat. Aty pata mundësi që të ftoja avokaten time dhe rezultoi që isha në arrest shtëpie akoma. 13 orë i mbajtur peng. Është një diçka shuëm ofenduese për mua dhe familjen time, megjithatë futur në vorbullën e politikës më gjejnë këto kleccka që unë nuk i kam”, tha ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll