Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
48 %
1kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
27 °
E martë, 17 Maj, 2022
spot_img

Doli kundër Bashës për garën në FRPD, kryedemokrati merr vendimin dhe për Albana Vokshin: Zgjedhje dhe për Forumin e Gruas

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë do të hyjë në një proces zgjedhor. Kështu njofton Partia Demokratike, një ditë pas vendimit për riorganizimin dhe zgjedhjen e organeve drejtuese të Forumit Rinor.

Kryetare e Lidhjes së Gruas aktualisht është Albana Vokshi, e cila e mban postin prej të paktën 10 vitesh. Nuk dihet pse vendimi merret sot, disa orë pasi ajo doli kundër vendimit të Bashës për zgjedhjet në FRPD.

Kryetari i PD Lulzim Basha udhëzoi zhvillimin e zgjedhjeve për kryetaren e LDGSH-së, post i cili mbahet me emërim që prej vitit 2012, si dhe të organeve të tjera drejtuese të Lidhjes së Gruas. Zgjedhjet do të bëhen sipas parimit 1 anëtar, 1 votë.

Kjo është hera e parë që anëtareve të Forumit të Gruas u njihet e drejta për të zgjedhur drejtuesen e tyre me votë direkte. Për të garantuar standardet e procesit, Kryetari Basha ngriti një grup të posaçëm për zgjedhjet në LDGSH, i cili përbëhet nga:

  • 1. Grida Duma 
  • 2. Arta Sakja 
  • 3. Dhurata Çupi 
  • 4. Orjola Pampuri 
  • 5. Greta Bardeli
  • 6. Alfrida Marku 
  • 7. Ina Zhupa 
  • 8. Eralda Tase Bano 
  • 9. Zheni Gjergji
  • 10. Ledina Aliolli

Grupi i punës do të mbikqyrë mbarëvajtjen e procesit për zgjedhjen e Kryetares dhe zgjedhjet dhe riorgarnizimin e të gjitha forumeve të tjera të LDGSH në qendër dhe në degë. Në LDGSH mungojnë prej vitesh forume të tilla drejtuese si kryesia apo Këshilli Kombëtar i LDGSH-së.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img