Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Doli bllof", Këlliçi: Veliaj bëri atë që nuk bëri tërmeti, çfarë pret SPAK?

Shkruar nga Newsbomb
"Doli bllof", Këlliçi: Veliaj bëri atë që

Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative në Tiranë e cila rrëzoi vendimin e Këshillit Bashkiak shembjen e pallatit 183/1 në rrugën “Myslym Keta”.

Në reagimin e tij në “Facebook”, Këlliçi shkruan se ky vendim i Gjykatës ka nxjerrë bllok kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Sipas anëtarit të Kryesisë së Partisë Demokratike, banorët zbuluan shkelje të procedurave në aktin e ekspertimit dhe ndërmorën një ekspertim të pavarur, ku dëmet e tërmetit nuk justifikonin shembjen e pallatit të tyre.

“Më i keq se tërmeti

Vendimi i sotëm i Gjykatës Administrative nxjerr bllof Erion Veliajn. Vendimi i Këshillit Bashkiak të kaluar për shembjen e pallatit 183/1 në rrugën “Myslym Keta” rrëzohet me vendim gjykate.  Banorët zbuluan shkelje të procedurave në aktin e ekspertimit dhe ndërmorën një ekspertim të pavarur, ku dëmet e tërmetit nuk justifikonin shembjen e pallatit të tyre.  Veliaj bëri atë që çka nuk bëri tërmeti. Gjykata e rrëzon. Atëherë çfarë pret SPAK? Heshtja i kompromenton rëndë”, shkruan Këlliçi.

Kujtojmë se Gjykata Administrative e Tiranës pranoi kërkesën e banorëve të pallatit 183/1 në rrugën “Myslym Keta” dhe rrëzoi vendimin e Këshillit Bashkiak të datës 24 nëntor 2021 për prishjen e detyruar të ndërtesës.

Ky vendim ishte marrë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës si rezultat i dëmtimit të pallatit nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, bazuar mbi akt ekspertizën e Bashkisë Tiranë dhe oponencën teknike të Institutit të Ndërtimit, të cilat pretenduan se shkalla e dëmtimit të pallatit ishte e lartë dhe me kosto të larta rindërtimi.

Vitin e kaluar, në nëntor, banorët e këtij pallati kërkuan hetimin e dy akt ekspertizave nga studio projektimi private, nga të cilat rezultuan se faktet në të cilat është bazuar Vendimi i Këshillit Bashkiak ishin të pavërteta. Sipas këtij vlerësimi që u bë, shkalla e dëmtimit të pallatit nuk ishte e lartë ashtu si dhe pretendohej nga Këshilli Bashkiak.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese