Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Dolën të tretët në zgjedhje, nis ‘lufta’ në LDK, kërkohet shkarkimi i Isa Mustafës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8a99326f99e0d26a17d734aaa83d0312

Rezultati i zgjedhjeve ka shkaktuar tronditje në LDK, pasi dolën të tretët dhe humbën disa nga bastionet e tyre.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ia ka ‘faturuar’ humbjen Avdullah Hotit. Ai ka thënë se do të bëhen ndryshime brenda partisë.

“Miq të nderuar! Në ditët  në vijim, do  të bëjmë një analizë të thellë të zgjedhjeve. Z. Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si Kryeministër por edhe gjatë fushatës. Çfardo të jetë, LDK e  respekton rezultatin e zgjedhjeve. Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin”, thekson Mustafa.

Nga ana tjetër, për rezultatin e dobët në zgjedhje, ish-këshilltari i Avdullah Hotit, Xhavit Beqiri, ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës dhe të tjerëve.

“Isë, Agim & company, përveçse si akt moral, dorëheqjen e keni mundësi për me tregue pak dinjitet! Shkoni… e keni katranosur!”, ka shkruar ai.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img