Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dolën pozitivë pasi morën vaksinën, flet mjeku në Gjirokastër: Kishin shenja të Covid-19, por nuk treguan

Shkruar nga Newsbomb
FotoArkive: Nga vaksinimi ne Gjirokaster

Mjeku gjirokastrit Arenc Brahimi, ka thënë se 5 pjestarë të Shtëpisë së të moshuarëve në Gjirokastër kanë dalë pozitivë me Covid-19 pasi bënë vaksinën, sepse kanë pasur shenja të virusit para marrjes së saj por nuk kanë treguar.

Sipas mjekut, me tampon janë konfirmuar pozitivë pesë pjestarë të Shtëpisë së të moshuarëve, mes tyre dhe drejtori. Të gjithë të infektuarit janë në monitorim, ka thënë Brahimi për Abc Neës.

“Ky lajm është i vërtetë. Janë pesë persona pozitivë. Nuk kanë treguar që kanë pasur shenja. Gjendja e tyre ka qenë në rregull. Ata u treguan të papërgjegjshëm dhe nuk treguan që kanë pasur kontakte me persona pozitivë para dy tre ditësh. Kanë marrë vaksinën. Pas dy ditësh kanë pasur temperaturë.

I është kryer tamponi dhe kanë dalë pozitivë.  Janë izoluar. Janë testuar të gjithë personat e tjerë. Gjendja e tyre është OK. Ata katër pesë persona po ndiqen nga mjeku i familjes. Vaksina Pfizer nuk ka efekte anësore. Nuk ka asnjë ndikim tjetër deri në momentin që po flasin nuk ka dhënë reaksion. Në ata persona që janë të prekur, nuk jep efekt mbrojtje”, është shprehur mjeku Arenc Brahimi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu