Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dolën në rrugë ditën e vrasjes, Artan Hoxha publikon VIDEON: SMV-të e bardha patrullojnë Elbasanin, u morën me qira 1500 euro te RENAULTI, deri në 26 prill

Shkruar nga Newsbomb
Dolën në rrugë ditën e vrasjes, Artan Hoxha publikon VIDEON:

Gazetari investigativ Artan Hoxha publikon disa pamje të papublikura më parë, ku duket tre furgonët e bardhë me grupet paramilitare të Partisë Demokratike, që vetë kjo forcë politike i quan “strukturat për mbrojtjen e votës”, të cilët patrullojnë në Elbasan ditën e vrasjes së Pjerin Xhuvanit.

Hoxha shkruan se këto makina janë marrë me qira të martën (20 prill 2021) në Tiranë dhe të mërkurën kishin “zbarkuar” në rrugët e Elbasanit, siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme.

Furgonat janë marrë në perdorim për vetem 5 ditë, nga e mërkura e 21 prillit 2021, deri të hënën e 26 prillit në mëngjes, me kosto 60 euro në ditë për çdo furgon. Për 5 mjetet, janë paguar në total 1500 euro për 5 ditë përdorim, thotë Artan Hoxha.

Por, sipas gazetarit, prezantimi i tyre nuk shkoi siç duhet pasi që ditën e parë të tyre, ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit, nga ky grup paramilitar i përbërë nga ish-ushtarakë dhe ish-oficerë të cilët janë të gjithë të arrestuar, bashkë me autorin Arbër Papleka.

Shkrimi i Artan Hoxhës – VIDEO:

Prezantimi i pare në publik i SMV(Struktura per Mbrojtjen e Votes), nuk shkoi ashtu siç e kishin parashikuar ata, qe e ideuan dhe e krijuan.  Të merkurën në mbremje, 10 pjestaret e SMV-se, ish-pjestare policie dhe te forcave speciale, perfunduan te arrestuar, ndersa tre furgonat fringo të rinj, u sekuestruan nga policia...

Me poshte, në foto dhe video jane 3 furgonat e bardhe të SMV-se, duke patrulluar në rruget e Elbasanit gjate dites se merkurë 21 prill 2021, perpara se të ndodhte vrasja e Pjerin Xhuvanit dhe plagosja e 4 personave të tjere...

Në fakt, këta furgona të markes RENAULT, prodhim i ri, jane marre me qira diten e marte me 20 prill 2021, ne nje kompani ne Tirane.  Furgonat jane marre në perdorim, për vetem 5 dite, nga e merkura e 21 prillit 2021, deri te henen e 26 prillit në mengjes, me kosto 60 euro në dite per cdo furgon.  Për 5 mjetet, jane paguar në total 1500 euro per 5 dite perdorim.

Mjetet kane qene të pajisura me dokumentacion të rregullt, të targuara dhe me logo te PD-se.

Prezenca e ketyre mjeteve në Elbasan, nuk eshte raportuar me pare, sepse vetem te merkurën paradite, ato jane pare në qarkullim në rruget e qytetit.  Mesa duket, shfaqja e pare ne terren e “grupit të gatshem” të SMV-se, ka qene pikerisht me 21 prill 2021...

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll