Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dolën në protestë për ujin, përplasje fizike mes banorëve të dy fshatrave në Kuçovë

Shkruar nga Newsbomb
Dolën në protestë për ujin, përplasje fizike mes

Banorët e fshtrave Vodëz, Krekëz , janë mbledhur sot pranë njësisë administrative të zonës për të protestuar pro ndërtimit të ujësjellësit pasi nuk kanë ujë në banesat e tyre.

Ndërsa, banorët e Sincesit janë kundër vendosjes së tubacioneve në burimin e tyre, pasi sipas tyre, ata do të mbeten pa ujë.

Gjatë kësaj proteste nuk kanë munguar as përplasjet fizike mes banorëve të fshtarave, teksa Policia e Kuçovës e cila ndodhet në vendin e ngjarjes është përpjekur për të shuar konfliktin.

Historia e ndërtimit e ujësjellësit po vijon prej disa muajsh në këto fshtra të Kuçovës, ku banorët e Lumasit janë kundër shfrytëzimit të ujit të Sinecit dhe për këtë 4 prej tyre kanë filluar një grevë urie.

Nga ana tjetër janë dhe banorët e fshtrave Vodëz apo Krekëz, të cilët thonë se duan ujë në shtëpitë e tyre, dhe kërkojnë që ujësjellësi të vijojë sa më shpejt.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.