Naftëtarët e Ballshit prej ditësh janë në protestë përpara portë së rafinerisë, duke këkruar që uzina ku kanë punuar prej vitesh të mos çmontohet, por të rifillojnë punën.
Ndërkohë Përmbaruesi Gjyqësor ka urdhëruar që të ndalohet menjëherë çmontimi i Uzinës së Ballshit, duke i dhënë të drejtë naftëtarëve, të cilët kanë 13 rroga të pa marra, të cilat i kanë fituar edhe në gjyq.
Siç shihet edhe në dokumentin e siguruar nga Neësbomb.al, përmbaruesi thotë që të mos bëhet asnjë veprim në kundërshtim me vendimet gjyqësore.
Vendimi i Përmbaruesit:
URDHËROJ:
1. Vendosjen e masës së sekuestros konservative mbi çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme (duke ndaluar marrjen dhe ç’montimin e çdo lloj pasurie në uzinë) në pronësi të shoqerisë A.R.M.O. dhe administratorët Cristophe François, Bernard Darbord.
2. Urdhërohet pala debitore si dhe çdo përfaqësues i saj të mos kryejë asnjë veprim në kundërshtim me vendimet gjyqësore të lartëpërmendura si dhe çfarë është urdhëruar prej nesh.
3. Personat që bëhen pengesë, do të përgjigjen në bazë të nenit 606, që parashikon vendosjen e sanksionit të gjobës dhe kallëzimit penal bazuar në nenin 320 të Kodit Penal për kundërshtim të ekzekutimit të vendimit të formës së prerë.