Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

DOKUMENTI/ PD kërkon përjashtimin e 7 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor: Refuzuan transparencën e zgjedhjeve, s’garantojnë paanshmëri në gjykim për 6 paditë e tjera

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike ka kërkuar përjashtimin e 7 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, të cilët sipas tyre refuzuan transparencën e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës, Vlorës dhe Beratit. 

Sipas PD këta gjyqrtarë nuk garantojnë paanshmëri në gjykim për 6 paditë e tjera të kësaj force politike.

Përmes një postimi në Facebook, PD shprehet se vazhdimi i ankimimeve me të njëjtën trupë zgjedhore që është shprehur kundër kërkesës së PD për transparencën e zgjedhjeve, është në shkelje të parimeve themelore të Gjykatës së Strasburgut për dhënien e drejtësisë.

Postimi i plotë i PD:

PD kërkon përjashtimin e 7 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor që refuzuan transparencën e zgjedhjeve në 3 qarqe: Nuk garantojnë paanshmëri në gjykim për 6 paditë e tjera

Partia Demokratike kërkon përjashtimin e 7 prej 8 gjyqtarëve e Kolegjit Zgjedhor, që kanë rrëzuar paditë për Gjirokastrën, Vlorën dhe Beratin. Me vendimet e dhëna deri tani, këta gjyqtarë, njësoj si komisionerët politikë të KAS, refuzojnë transparencën mbi masakrën zgedhore te 25 prillit. Refuzimi i i kërkesave të PD për marrjen zyrtarisht të provave i vendos këta gjyqtarë në pamundësi për të gjykuar me paanësi 6 kërkesat e tjera të ngjashme te PD për blerjen e votës dhe deformimin e rezultatit të zgjedhjeve përmes përdorimit të shtetit në funksion të PS.

Në kërkesën për zëvendësimin e 7 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, PD argumenton se duke qenë se këta gjyqtarë e kanë shprehur tashmë mendimin e tyre kundër kërkesave të PD për zgjedhjet, ata do të vazhdojnë me të njëjtin qendrim. Kjo bën që vendimet e tyre për 6 paditë e tjera të PD të jenë të paracaktuara, në shkelje të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor për një proces të paanshëm. PD vlerëson se vazhdimi i ankimimeve me të njëjtën trupë zgjedhore, e cila është shprehur 3 herë me radhë kundër kërkesës së PD për transparencën e zgjedhjeve, është në shkelje të parimeve themelore të Gjykatës së Strasburgut për dhënien e drejtësisë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img