Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

DOKUMENTI/ Kuvendi njofton KQZ-në për mbarimin para afatit të mandatit të Ahmetajt

Shkruar nga Newsbomb

Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për mbarimin përpara afatit kushtetues të mandatit të deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj.

Në letër njoftimin i cili daton më 8 janar 2024, Kuvendi njofton KQZ-në se mandati i Ahmetajt digjet për shkak të mungesës së tij pa arsye për më shumë se gjashtë muaj në Kuvend.

LEXO EDHE: FOTO E PAPUBLIKUAR/ Si dukej Arben Ahmetaj gjatë grevës së urisë në opozitë në 2010

Seanca e fundit plenare ku Arben Ahmetaj mori pjesë është data 6 korrik 2023. Në fund të letrës Kuvendi i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të nisë procedurat për zëvendësimin e Arben Ahmetajt, pasi në 6 Janar iu dogj mandati.

Sipas parashikimeve ligjore, Arben Ahmetaj pritet të zëvendësohet me një tjetër deputet të listës. Radha i takon Dallëndyshe Bicit e menjëherë pas saj është juristi Plarent Ndreca.

Kujtojmë se më 18 korrik të 2023-it SPAK ushtroi kontrolle në shtatë banesa të Arben Ahmetajt dhe personave të lidhur me të, ku janë gjetur dhe sekuestruar dokumente me interes për hetimin, si kompjuter laptop, telefona celularë USB, të cilat i janë nënshtruar verifikimeve të mëtejshme.

Gjatë kontrolleve, u sekuestruan 4 apartamente, si dhe dy llogari bankare të cilat arrijnë vlerën 124,300 (njëqind e njëzetë e katër mijë e treqind Euro). A

rben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me inceneratorët. Raportimet janë se ai ndodhet në Britaninë e Madhe, sipas avokatëve mbrojtës, por Ahmetaj ka thënë se nuk do të kthehet në Shqipëri nëse nuk do të dalë në dritë e vërteta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese