Tirana
light rain
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
67 %
4.1kmh
40 %
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

DOKUMENTI i 2014-ës/ Kur Saimir Tahiri si ministër kërkoi ndëshkimin e gjyqtarit Engert Pëllumbi, dy ditë më parë ai e çoi në burg

spot_img

Lajme të ngjashëm

Saimir Tahiri u dënua 2 ditë më parë nga Apeli i GJKKO për 3 vite e 4 muaj burg, duke e bërë kështu të dytin ministër në këto 30 vite në Shqipëri që dënohet me heqje lirie. Vendimi për dënimin e ish ministrit të Brendshëm është marrë nga një trupë gjykuese, e kryesuar nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

Në vitin 2014 ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri përgatiti një listë gjyqtarësh për të cilët kërkoi ndëshkim, për vendime absurde dhe që betonizonin kulturën e pandëshkueshmërisë së krimit, duke liruar të arrestuarit nga policia për krime të rënda. Tahiri e akuzonte Pëllumbin për 3 raste.

Report Tv ka siguruar listën si dhe shkresën e dërguar atëherë ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço. Rasti më i rëndë ishte ai kur Pëllumbi kishte liruar nga burgu Hekuran Meçanaj, i arrestuar nga Policia për vrasje nga pakujdesia. Një tjetër rast ishte ai i Eqerem Braçit, i cili u arrestua për plagosje të rëndë me dashje, ndërkohë që gjyqtari Engert Pëllumbi i dha “Arrest në shtëpi”.

Rasti i tretë ka të bëjë me një aksident me pasoja, të akuzuarin serish gjyqtari e la të lirë. Për të tre këto rastet prokuroria kishte kërkuar “arrest me burg”.

Pas një seance maratonë GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për “Shpërdorim të detyrës”. Me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burgim.  Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

Vrasje nga pakujdesia – Gjyqtari Engert Pëllumbi vendos “Detyrim paraqitje”

Policia e Shtetit ka ndaluar në datë 04.03.2013  shtetasin Hekuran Meçanaj, i dtl. 01.01.1978, i akuzuar për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” parashikuar nga neni 85  i Kodit Penal, pasi dyshohet se ka vrarë nga pakujdesia shtetasin Muherrem Lulaj me banim ne Hambaraj, Fier. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në Burg”. Gjykata e shkallës së parë Fier me vendim Nr. 256 datë 08.03.2014 të gjyqtarit Engert Pëllumbi ka vendosur masën e sigurisë, “Detyrim i paraqitjes tek oficeri i policisë gjyqësore”.

Plagosje me armë – Gjyqtari Engert Pëllumbi vendos “Arrest në shtëpi”

 Policia e Shtetit në datë 02.03.2014,  ora 23:00 ka arrestuar në flagrancë shtetasin Eqerem Braçi, i dtl. 29.05.1964. Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe armëmbajtje pa leje, parashikuar nga neni 88 e 278/4 i Kodit Penal, pasi ne datë 02.03.2014 rreth orës 14:00, ka plagosur në Levan, Fier  me  armë zjarri  shtetasin Besnik Myteris Alliaj e Klodjan Artan Aliaj, i datëlindjes 10.11.1996. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në Burg”. Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendim nr. 250 datë 06.03.2014 të gjyqtarit Engert Pëllumbi ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Aksident me pasoja – gjyqtari Engert Pëllumbi vendos “Detyrim paraqitje”

Policia e Shtetit në datë 22.03.2014, ka arrestuar në flagrancë shtetasin z. Xhemal MANAJ, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga nenet  290 dhe 291, te Kodit Penal. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, me Prokuror të çështjes z. Genci MANE, ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në burg”. Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me Gjyqtar të çështjes z. Engert PËLLUMBI, me vendim Nr. 770, datë 08.03.2014, ka vendosur “Detyrim për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

Më shumë




spot_img








spot_img