Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
52 %
3.6kmh
75 %
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
26 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

DOKUMENTI EKZISTON! “Shqipëria me Kosovën të BASHKOHEN”, ZBARDHET letra që kryeministri slloven ka dërguar në BRUKSEL: Ndahet Bosnje-Hercegovina

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një letër jo-zyrtare për ndryshimin e kufijve në Ballkan, që u raportua se kryeministri slloven ia kishte dërguar kreut të Këshillit Europian, ekziston vërtetë dhe është publikuar e plotë në media.

Letra mbërriti në shkurt në Bruksel

Në letrën që Janez Jansa i ka dërguar Charles Michele kërkohet që Brukseli të ketë prioritet ndryshimin e kufijve në Ballkan, apo siç e quante ai “shpërbrëjen përfundimtare të Jugosllavisë”.

Sipas informacioneve të gazetës sllovene “necenzurirano”, letra me titull “Ballkani Perëndimor – Rruga përpara”, mbërriti në kabinetin e Michele në muajin shkurt të këtij viti. Se kur është shkruar, nuk dihet. Një pjesë e përmbajtjes së letrës besohet të jetë shkruar me informacione nga Budapesti, por media sllovene rrëzon mundësinë që ajo të jetë shkruar në Kryeministri apo ministrinë e Jashtme sllovene, megjithëse disa qarqe në Bruksel e përmendin si “letra sllovene”. Letra është në kundërshtim me politikat e jashtme të Sllovenisë, pasi në të kërkohet ndarja e Bosnje dhe Hercegovinës, çka e kanë kërkuar me insistim serbët, raporton newsbomb.al.

fghdfhe4h4h
Letra e kryeministrit slloven drejtuar kreut të KE, Charles Michel propozon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Letra propozon edhe Bashkimin e Shqipërisë me Kosovën

Letra nis me hyrjen “çështjet e pazgjidhura kombëtare të serbëve, shqiptarëve dhe kroatëve”, që u shfaqën pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Për këtë arsye, dokumenti propozon edhe “zgjidhjet”

Autorët e dokumentit theksojnw se Serbia, Kroacia dhe Shqipëria aktualisht kanë qeveri të qëndrueshme dhe se politikanët e tyre të zgjedhur janë të aftë të marrin vendime strategjike. Atëherë, çfarë sugjeron letra?

1) Bashkimi i Kosovës dhe i Shqipërisë. “Në Kosovë, 95 përqind e popullsisë dëshiron të bashkohet me kombin vendas shqiptar. Situata është e ngjashme në Shqipëri. Kufiri midis Shqipërisë (një anëtar i NATO-s) dhe Kosovës është praktikisht inekzistent. Pjesa Serbe e Kosovës do të status special – duke ndjekur shembullin e Tirolit të Jugut”, thuhet në dokument. Tiroli wshtw një provincë autonome në Italinë veriore, ku shumica e popullsisë është gjermanishtfolëse.

2) Bashkimi i pjesës më të madhe të territorit të Republika Srpska me Serbinë. “Çështja kombëtare serbe mund të zgjidhet kryesisht duke aneksuar një pjesë të Republika Srpska në Serbi. Në këtë rast, Serbia është e gatshme të bie dakord për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë,” lexohet në dokument.

3) Çështja kombëtare kroate mund të zgjidhet duke bashkuar kantonet kroate të shumicës në BiH me Kroacinë ose duke i dhënë status të veçantë pjesës kroate të BiH (duke përdorur modelin e Tirolit të Jugut).

4) “Kjo do t’u jepte boshnjakëve një shtet të pavarur që funksionon dhe do të merrte përgjegjësinë e plotë për të. Në një referendum, njerëzit do të vendosnin nëse do të bashkoheshin me BE ose një të ardhme jashtë BE (duke ndjekur shembullin e Turqisë. Tani për tani, një shumicë dërrmuese e Boshnjakëve mbështesin perspektiva e BE dhe një rritje e mprehtë e ndikimit turk dhe islamik radikal, situata mund të përkeqësohet në mënyrë drastike gjatë dekadës tjetër”. /Newsbomb.al

ghfghjfgjfgjfgj
fghdtheh4rh
spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img