Tirana
broken clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.6kmh
75 %
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

DOKUMENTET SEKRETE/ Shkrimtari Rudolf Marku tregon si përgjohej nga Sigurimi i Shtetit: Nxënësja 16 vjeçare më akuzoi se dija gjuhë të huaj, një tjetër më mbrojti

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shkrimtari Rudolf Marku ka treguar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” sesi është përgjuar nga Sigurimi i Shtetit nga viti 1972 deri në vitin 1990.

Ai ka arritur të sigurojë dosjen e tij, ku është njohur me personat që e ndiqnin dhe e përgjonin, pseudonimet e tyre dhe paradokset e një procesi që zgjati për rreth 20 vjet, dëri në rënien e sistemit.

Në një nga dokumentat e dosjes me 305 faqe, është gjithashtu edhe denoncimi i një nxnënëseje 16-vjeçare, në kohën që Marku ishte mësues në Lezhë. Vajza e vitit të parë, ia ka treguar të atit qëndrimet e mësuesit madje edhe faktin që ai di gjuhë të huaja, ndërsa  i ati operativ i sigurimit, ka dëshmuar gjithçka, që tashmë është pjesë e dosjes.

“Gjatë një ore mësimore kur po bëja apelin e nxënësve, thashë emrin e njërit prej tyre, i cili ishte marrë si i dyshuar dhe nuk ishte në shkollë. Nxënësit e tjerë filluan të qeshin, por unë u thashë ‘Kurrë mos kini zakon që të qeshni me fatkeqësinë e një tjetri, sepse nuk i dihet asnjëherë çfarë mund tu ndodhë të nesërmen’. Një vajzë, që ishte një ëngjëll nga pamja, shkoi dhe iu ankua të atit se profesori mbron një armik të klasës, madje në akuzën ndaj meje u shënua edhe se unë dija gjuhë të huaj”, tha Marku.

Siç tregon Marku, ai përgjohej edhe nga kolegët e tij mësues, madje njëri prej tyre kontrollonte çantat e nxënësve se çfarë libra u jepte Marku atyre.

“Një kolegu im kontrollonte çantët e nxënësve për të parë se çfarë librash u kisha dhënë. Në çantën e njërës prej tyre gjeti një libër të huaj dhe këtë gjë ia komunikoi oficerëve të policisë. Ne momentin që ata morën në pyetje vajzn e vogël, ajo më mbrojti, duke thënë se në ata libra tregohej sesi sistemi borgjez i shkatërronte njerëzit”, tregoi Rudolf Marku.

RUDOLF
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img