Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.6kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

DOKUMENTET: Policia kërkoi informacione për pallatet te Liqeni i Thatë, 6 muaj më parë! Nënkomisari u transferua, shefi u pezullua

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy shefa policie, një nënkomisar dhe inspektori i Farkës janë pezulluar nga detyra nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pas një denoncimi publik të bërë nga vetë kryeministri Edi Rama, për ndërtimet pa leje në zonën e Liqenit të Thatë.

Konkretisht, janë pezulluar shefi i Komisariatit nr.1, Bujar Mehmeti, shefi i postës policore Farkë, Flamur Sula, agjenti Alban Ramaj dhe inspektori i zonës Nazmi Karreçi.

Mirëpo, gazetarja Aida Topalli publikon disa dokumente që në fakt tregojnë se efektivët jo vetëm që nuk kanë shpërdoruar detyrën, por më shumë se një vit e gjysmë më parë kanë kërkuar informacione për pallatet në zonën e Liqenit të Thatë.

Nënkomisari Alban Rama ka përpiluar një model kërkesë dhe me firmë të eprorit të tij, shefit Bujar Mehmeti, ajo i është dërguar IMT-së së Tiranës dhe vetë IKMT-së. Aty përmenden me emër disa kompani që po ndërtojnë në zonë, ndërkohë që policët kërkojnë dhe informacione të tjera nëse ka ende subjekte, që ata mund të mos i kenë evidentuar dot.

Agjenti Alban Rama është emëruar agjent krimesh në Farkë në tetor 2021, ndërkohë që kompania “Xheluks Konstruksion” që pretendohet nga qeveria se ka ndërtuar pa leje, është proceduar për veprën penale “ndërtim i paligjshëm” , konkretisht me date 10.05.2021. Pra, disa muaj para emërimit. Por kjo nuk e ka ndalur nënkomisarin të vazhdonte punën.

Më datë 18.03.2022 shkresa e përpiluar nga agjenti Alban Ramaj dhe e firmosur nga shefi i Komisariatit Bujar Mehmeti, i është dërguar institucioneve përkatëse, të cilat ne i përmendëm dhe më sipër.

Një muaj më vonë, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit i ka kthyer përgjigje shefit të Policisë dhe thekson se të gjithë informacionet e kërkuara, për kompanitë që po ndërtonin te Liqeni i Thatë, do t’u viheshin në dispozicion. Mesa duket këto informacione nuk i janë dërguar kurrë Policisë dhe për pasojë sot dy shefa dhe dy efektivë janë të pezulluar.

Një muaj pas kësaj shkrese me indicie të nënkomisarit Alban Ramaj, ky i fundit largohet nga detyra dhe transferohet në pozicion tjetër dhe rrjedhimisht nuk kishte më dijeni për këto ndëtime. Kërkesat e tij, në fakt në përmbushje të detyrës, ka hapur “probloeme” diku tjetër dhe i ka kushtuar largimin nga detyra.

Më shumë




spot_img








spot_img