Hapësire reklamuese

Sporti

“Doktori” thotë mjaft! Ikona e Moto GP njofton tërheqjen

Shkruar nga Newsbomb
“Doktori” thotë mjaft! Ikona e Moto GP njofton tërheqjen

Valentino Rossi thotë mjaft!

Piloti i njohur i Moto GP ka njoftuar tëheqjen përfundimtare. Ai ka zhvilluar 26 sezone fantastike, duke bërë arritje të mëdha, të cilat do mbesin në memorien e fansave për gjithë jetën.

https://www.youtube.com/watch?v=7zQaC60_H0s
Momentet më të mira të "doktorit"

Gjithçka është bërë me dije në një konferencë të jashtëzakonshme të zhvilluar në Red Bull Ring. 42 vjeçari do të mbahet mend për rekordet e thyera, por mbi të gjitha për atë çka i ka dhënë Moto Gp-së gjatë gjithë viteve të gjata.

“Përshëndetje të gjithëve, është pak e sikletshme këtu … kam vendosur të ndalem në fund të sezonit.  I dhashë vetes kohë dhe vendosa të ndalem në fund të vitit. Më vjen shumë keq. Doja të garoja edhe 20-25 vjet të tjera, por, për fat të keq nuk është e mundur.

Është një moment shumë i trishtuar, është e vështirë, por vitin e ardhshëm nuk do të garoj në MotoGP. E kam bërë për gati 30 vjet dhe nga viti 2022 jeta ime do të ndryshojë. Ishte gjithçka e mrekullueshme, jam argëtuar shumë, në këtë udhëtim të gjatë. Gjithçka që jetova me ekipin tim ishte e paharrueshme. Kishte momente të paharrueshme që do t’i mbaj gjithmonë me vete. Nga viti i ardhshëm nuk do të garoj, por mund të them se gjithçka ka qenë shumë, shumë bukur ” – tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu