Hapësire reklamuese

Aktualitet

Doktori thirrje Ramës dhe Ballukut për grevën e kontrollorëve: Zgjidheni situatën si Regani; pushojini nga puna dhe zëvendësojini me të tjerë

Shkruar nga Newsbomb
Doktori thirrje Ramës dhe Ballukut për grevën e

Doktori i njohur i enëve të gjakurt Edmond Faber ka reaguar lidhur me situatën që është krijuar ditën e sotme në aeroportin e Rinasit, ku 65 kontrollorë të trafikut ajror kanë sabotuar punën pasi kërkojnë që paga t’ju kthehet saç ishte në fillim, 4400$, dhe jo 2490$ saç e kanë muajt e fundit, të reduktuar për shkak të pandemisë.

Faber i bën thirrje kryeministrit Rama dhe ministres Balluku që ta zgjidhin situatën siç e zgjidhi Ronald Regan në vitin 1981 në një situatë të ngjashme.

Regani asokohe i pushoi të gjithë 11359 kontrollorët që kishin bllokuar punën pasi kërkonin rritje rroge dhe i zëvendësoi ata me të tjerë, me kontrollorë të trafikut ajror ushtarak.

Shënimi i plotë i Edmond Faber

5 Gusht 1981, Presidenti Ronald Reagan filloi pushimin nga puna të 11359 Kontrollorëve të Trafikut Ajror të cilët filluan një grevë duke bllokuar fluturimet në gjithë Amerikën. Kontrollorët kishin kërkesa të rritjes së pagës disa herë, etj etj të ngjashme me kërkesat e Kontrollorëve të Rinasit........

A e dini si e zgjidhi Presidenti Reagan këtë situatë #belindaballuku dhe #EdiRama ??

I pushoi nga puna pa të drejtë aplikimi në poste të ngjashme me Kontrollorin, dhe i zëvendësoi menjëherë me kontrollorë të trafikut ajror ushtarakë.

AEROPORTI I RINASIT DUHET TË FUNKSIONOJË,

VAKSINAT DUHET TË VIJNË NË SHQIPËRI,

NJERËZIT DUHET TË LËVIZIN LIRSHËM NË RINAS.

MINISTRIA E MBROJTJES DUHET TË MARRI NË KONTROLL TRAFIKUN AJROR.

KJO DUHET BËRË URGJENTISHT.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.