Hapësire reklamuese

Aktualitet

Doktori që vizitoi avokatin Altin Goxhaj: Kurrë nuk kam parë sëmundje të tillë (Pacienti pretendon se është helmuar qëllimisht)

Shkruar nga Newsbomb
Altin Goxhaj

Avokati Altin Goxhaj dhe miq të tij që e kanë vizituar, pretendojnë se ai është helmuar.

Aktualisht Goxhaj gjendet në spitalin infektiv të QSUT në kontrollin e mjekëve, por nga ajo që thuhet deri tani është se i ati po mundohet ta çojë të birin jashtë në klinika të specializuara.

Një nga doktorët që e ka vizituar Goxhajn për herë të parë thotë se si doktor, nuk ka parë kurrë ‘të tillë sëmundje’ pa specifikuar se çfarë sëmundje është.

Ilir Allkja, aktiv në Facebook jo në çështje të mjeksisë por në ato politike, pretendon se është I pari që e ka vizituar dhe e ka çuar Goxhajn tek infektivi I QSUT.

‘Unë isha mjeku që e kontrollova për herë të parë në të gdhirë të datës 11 nëntor avokatin, dhe e shoqërova për në urgjencën e spitalit indektiv të QSU "Nënë Tereza".

Isha dhe dje tek shtrati ku po vuan semundjen miku im i vjetër, dhe zëri që dridhej i babait të avokatit më ka mbet në mendje.Kurr ne 26 vite punë si mjek nuk kam parë rrethanë të tillë sëmundje ! Zoti qoftë me ty miku im i vjetër Altin Goxhaj!’, shkruan Doktori në rrjetet sociale, raporton newsbomb.al.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.